Aktualitet

VIDEO nga momenti i arrestimit! U merrnin para njerëzve përmes mashtrimit, bien në pranga një burrë dhe një grua në Korç

11 Maj 2021, 10:05 Nga DOSJA
VIDEO nga momenti i arrestimit! U merrnin para njerëzve përmes

KORÇË– Një burrë dhe një grua janë vënë në prangat e policisë së Korçës, pasi bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre.

Mësohet se të arrestuarit janë Eduart Jaku, 36 vjeç, banues në Shkodër dhe Majre Toska, 26 vjeçe, banuese në Trevllazër në Vlorë.  Jaku ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë, ndërsa Toska dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet shumën 5000 euro.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, u ndaluan shtetasit E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.

Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa ndalimi i shtetases M. T. u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro.

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast po kryhen nga Komisariati i Policisë Përmet.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne korce eduart jaku majre toska vjedhje permes mashtrimit arrestohen dy persona ne korce eduart jaku majre toska vjedhje permes mashtrimit

Sondazh

Poll