Aktualitet

11 Maj 2021, 10:17 Nga DOSJA

TIRANË– Reperi Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini është personi i parë nga grupi “banda e 5 Majit” që ka reaguar pas vrasjes së Mehmet Qemës. Në një postim në Instastory Marini shkruan se Mehmetin do ta ketë gjithmonë vëlla, pavarësisht ngjarjes së rëndë.

“Koha kalon dhe unë të betohem që do të të shoh sërish. Pusho në paqe. Do jesh gjithë këtu vëllai im,”- shkruan këngëtari.

Do ngjitem në majë për ty gjaku im. Mbaj mend koncertet dhe shfaqjet e mia. Ti do të jesh aty duke më parë teksa performoj,”- shkruan Marini në një tjetër postim. 

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.

Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mariglen malaj marini mehmet qema vritet mehmet qema mariglen malaj marini mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll