Aktualitet

Kanosje me thikë, dhunë ndaj nënës, heroinë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur! ‘Lumë’ arrestimesh në Tiranë, p

11 Maj 2021, 10:44 Nga DOSJA
Kanosje me thikë, dhunë ndaj nënës, heroinë dhe drejtim

TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një i shpallur në kërkim. Polica bën me dije se janë arrestuar A. D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroine

Po ashtu, është arrestuar Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E. Në pranga ka rënë edhe E. Gj., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”. Një 34-vjeçar po ashtu është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i plotë i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohen doza më lëndë narkotike heroinë, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale, vihet në pranga dhe 1 person i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D., 53 vjeç dhe M. M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. I., 49 vjeç, pasi ka kanosur me një mjet prerës familjen e shtetasit G. E.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë ndalimi i shtetasit E. Gj., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.D., 24 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Dh. P., 24 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 6 persona ne tirane dhune ne familje kanosje arrestohen 6 persona ne tirane dhune ne familje kanosje

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 10:17

TIRANË– Reperi Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini është personi i parë nga grupi “banda e 5 Majit” që ka reaguar pas vrasjes së Mehmet Qemës. Në nj...