Aktualitet

Vrau Griselda Gjikolën, dënohet me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj në arrati, bashkëpunëtori i tij merr 23 vite

11 Maj 2021, 10:29 Nga DOSJA
Vrau Griselda Gjikolën, dënohet me burgim të përjetshëm

TIRANË– Robert Përpepaj është dënuar nga arratia me burgim të përjetshëm pasi ekzekutoi me armë zjarri Griselda Gjikolën, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2018. Dosja.al ka mësuar se Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Përpepajn, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij, Ronald Muzhaqin, ka dhënë 23 vite burg. 

Të dy thurën planin për vrasjen e Erion Bengës, por ajo që mbeti e vdekur ishte Griselda Gjikolaj. Maturantja Griselda Gjikolaj jetonte në një shtëpi me qira me të vëllanë binjak në Tiranë. Edhe pse ishin të mitur, fëmijët, duke qenë se prindërit i kishin të ndarë, kishin vendosur të shkëputeshin prej tyre dhe të vinin në Tiranë. Babai i tyre jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali.

Griselda Gjikolaj ishte në një lidhje me Erion Bengën dhe u qëllua sapo konsumoi një kafe me të. Gjikolaj kishte pasur një njohje edhe me utorin e krimit, Robert Përpepajn më herët dhe pikërisht kjo gjë ishte bërë shkak për disa fërkime mes Bengës dhe autorit.

Ajo që kulmoi ishte një sherr në kryeqytet gjatë të cilit Benga e kishte qëlluar me shuplakë Përpepajn. Kështu, dy muaj më vona, i riu nga Tropoja bashkë me Ronald Muzhaqin thurën planin. Ata i zunë pritë Bengës që po pinëe kafë me Gjikolën dhe e qëlluan pasi u ngritën nga lokali. E rëja vdiq, ndërsa Benga arriti të mbijetonte.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet erion benga griselda gjikolaj robert përpepaj ronald muzhaqi. erion benga griselda gjikolaj robert përpepaj ronald muzhaqi.

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 10:17

TIRANË– Reperi Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini është personi i parë nga grupi “banda e 5 Majit” që ka reaguar pas vrasjes së Mehmet Qemës. Në nj...