Aktualitet

Ekzekutimi i Bledar Birçajt, biznesmeni i druhej ndonjë atentati, në brez iu gjet një “Beretta”, shoqërohej nga efektiv

11 Maj 2021, 07:58 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Bledar Birçajt, biznesmeni i druhej ndonjë atentati,

VLORË– Bledar Birçaj i druhej një atentati apo sulmi të mundshëm! Një ditë pas ekzekutimit të tij në mënyrë mafioze në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë, Dosja.al ka mësuar se në brezin e Birçajt është gjetur një armë e llojit “Beretta”.

Pronari i ‘The Boss” në Vlorë e kishte marrë armën me vete, por në momentin që ra pre e atentatit, nuk arriti ta përdorte dot. Ai ndodhej bashkë me një person tjetër në mjetin e llojit ‘X5’, në momentin që i prenë rrugën atentatorët me kallashnikovë në duar.

Personi në fjalë, një efektiv i antidrogës u largua me vrap pas breshërisë së plumbave, ndërsa në dëshminë e tij përpara grupit hetimor ka treguar se nuk ka arritur të njohë asnjë prej autorëve. Ai është shprehur më tej se kanë rënë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit, duke mos pasur kohë as të reagonin.

“Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashe dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin te kamufluar. Nuk jam në djeni të ndonjë konflikti të fundit. Jam i tronditur mendova se me kapen plumbat,”- mësohet të ketë thënë ai.

Një ditë pas krimit, në policinë e Vlorës janë pyetur rreth 20 persona për dinamikën e ngjarjes. Të afërm, shokë, familjarë, dëshmitarë okular dhe pronarë biznesesh kanë përfunduar në komisiariatin e policisë së Vlorës për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë. 

Nga ana tjetër janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë ku siç dhe u publikua një ditë më parë, shihej qartë momenti i vrasjes. Pamjet mund të ndihmojën në identifikimin e autorëve dhe në arrestimin e tyre.

Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, ishte një person me të shkuar kriminale. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit. Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. 

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar bircaj vritet bledar bircaj bledar bircaj vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll