Politike

Përfundon AFATI! Ankimimet post-zgjedhjeve, KAS përcakton relatorët, cilët do shqyrtojnë kërkesat e subjekteve politike, a

10 Maj 2021, 17:28 Nga DOSJA

TIRANË– Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve hodhi shortin për caktimin e relatorëve të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Pas përfundimit të afatit të dorëzimit të ankesave nga subljektet politike apo dhe kandidatë individualë, është publikuar lista me anëtarët të cilët do të merren me shqyrtimin e ankesave.

Rezultatet e shortit përcaktuan:

– Relator i kërkesave nr. 40, nr. 36 dhe nr. 38 është z. Elvin Lako.
– Relator i kërkesave nr. 43, nr. 46 dhe nr. 34 është z. Elvis Cefa.
– Relator i kërkesave nr. 42, nr. 45 dhe nr. 44 është z. Ilirjan Rusmali.
– Relator i kërkesave nr. 37, nr. 41 dhe nr. 35 është z. Koli Bele.
– Relator i kërkesave nr. 32, nr. 33 dhe nr. 39 është z. Ledio Braho.

 

 

Ndërkohë që në ditën e martë, në orën 09:00 do të hidhet shorti për caktimin e relatorëve për kërkesat ankimore të depozituara sot në KQZ. Deri më tani në Komision, ankimime kanë paraqitur të gjitha forcat politike, përfshirë kandidatët e pavaruru, përveç fituesëve të zgjedhjeve, Partisë Socialiste. 

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ankesa ne kqz zgjedhjet 25 prill 2021 ankesa ne kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll