Aktualitet

Dita e Drejtësisë, ambasadorja Yuri Kim: SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e Reformës

10 Maj 2021, 15:30 Nga DOSJA
Dita e Drejtësisë, ambasadorja Yuri Kim: SHBA do të

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e saj dhe të SHBA-ve lidhur me Reformën në Drejtësi. Në një postim në Tëitter, diplomatja amerikane shprehet se ishte kënaqësi për të që iu bashkua liderëve të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri për të festuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë.

Me kënaqësi të bashkohem me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë për të festuar Ditën e Drejtësisë. Ne reflektuam në detyrën e institucioneve për t’i shërbyer qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, me pavarësi dhe integritet. SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e Reformës në Drejtësi derisa çdo ditë të jetë Dita e Drejtësisë,”- shkruan Kim.

Sot në Shqipëri, shënohet Dita Kombëtare e Drejtësisë. Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. Në nder të kësaj dite, sot të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj dhe përfaqësues ndërkombëtare.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dita e drejtesise 2021 yuri kim dita e drejtesise 2021 yuri kim

Sondazh

Poll