Aktualitet

Ekzekutimi i Bledar Birçajt në Vlorë, ‘mallkon’ Artan Hoxha: Mos e gëzofshi sezonin “çuna”, prej jush jeta e një s

10 Maj 2021, 14:48 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Bledar Birçajt në Vlorë, ‘mallkon’

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen mafioze të biznesmenit Bledar Birçaj në Vlorë.

Në një status në Facebook, Hoxha shkruan se “çunat problematikë” e inaguruan sezonin pranverë-vjeshtë 2021 te “Bishti i Kalldrëmit”, nën moton e vjetër, “godit, asgjëso dhe largohu pa firo”, ndërkohë që të gjithë prisnin që të çelej me një ceremoni pompoze nga Bashkia e Qeveria.

Ai shton më tej se është merita e këtyre djemve që jeta e një shqiptari vlen sot sa karikatori i një “AK-47”, teksa dhe mallkon: Mos e gëzofshi sezonin “çuna”!!!

Reagimi i plotë:

Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 te “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!! Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47.

Biznesmeni Bledar Birçaj, 40 vjeç, një person me të shkuar kriminale u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mesditën e sotme në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. 15 të shtëna lëshuan autorët, shtatë prej të cilave përfunduan në trupin e Birçajt. Ky i fundit shkoi gjallë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Bledar Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga Spanja. Ai rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor, ndërsa po hetohet aktiviteti i tij jashtë vendit.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vritet bledar bircaj artan hoxha vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll