Aktualitet

Burri e vrau jashtë Gjykatës, FLET shoqja e Liljana Bozo: E dinin se gjërat do të shkonin më keq…atë ditë kishte sh

10 Maj 2021, 14:04 Nga DOSJA
Burri e vrau jashtë Gjykatës, FLET shoqja e Liljana Bozo: E dinin se

TIRANË- Liljana Buzo u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, para gjykatës së Elbasanit, në 6 maj. Sot për “Shqipëria live” foli një nga miket e Liljanës, që thotë se pas 30 vitesh që kishte humbur kontaktet, kishte arritur ta gjente në rrjetin social “Facebook”, vetëm pak ditë para tragjedisë.

“Nuk kisha kontakt me të. Më thanë që e ka lënë profesionin në infermiere mami, pasi u martua, se nuk e linte i shoqi. Të hënën e kaluar më merr në telefon, tha jam një shoqja jote e vjetër. Më tregoi se ka ikur nga shtëpia, kishte 6 muaj që jetonte te vëllai. Nuk donte të fliste. Më tha: Lili, ai më ka rrahur jashtë mase 6 muaj më para, tentova të ikja dhe më kapi. Erdhi dhe nuk më gjeti me çunat, më ka rrahur shumë. Djali i madh më solli te vëllai”.

Sipas mikes së të ndjerës, 54-vjeçarja do të tërhiqte padinë për dhunën atë ditë kur u vra:

“Të mërkurën më shkruajti, kishte përvjetorin e vdekjes së djalit dhe të nesërmen kishte gjyqin. Më tha që do ta tërheq padinë. Ka shkuar ta tërheqë se ia kishin kërkuar fëmijët dhe familjarët e Koços, se mesa duket e dinin se gjërat mund të shkonin më keq. Ajo kishte frikë, Koço e kishte kërcënuar, por nuk ia merrte mendja se do bënte gjë, për hatër të fëmijëve, thoshte ajo”.

Marrë nga Top Channel

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne gjykate elbasan liljana bozo burri vret gruan ne gjykate elbasan liljana bozo

Sondazh

Poll