Del bilanci i Covid-19: Shënohen 30 raste të reja në Shqipëri dhe 4 viktima
10 Maj 2021, 15:10Nga DOSJA
TIRANË– 2 mijë e 416 viktima, 11 mijë e 296 të infektuar aktivë dhe 118 mijë e 41 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Në bilancin e 24 orëvet ë fundit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë shënuar katër viktima. Konkretisht, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç nuk e kanë superuar dot infektimin me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 1444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 6 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 118,041 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (10 Maj 2021) Raste të reja ditore 30 Të shëruar në 24 orë 952 Të shtruar në spitale 99 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 1444
Testime totale 660,272 Raste pozitive 131,753 Raste të shëruara 118,041 Raste Aktive 11,296 Humbje jete 2,416
Gjatë 2 javëve të fundit në vendin tonë, është vënë re një ulje e theksuar e incidencës së infektimeve dhe fataliteteve, e kjo ka bërë që Komiteti Teknik i Eksp...
TIRANË– Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar vrasjen mafioze të biznesmenit Bledar Birçaj në Vlorë. Në një status në Facebook, Hoxha shkru...
TIRANË– Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, renditi të gjitha vështirësitë që ka hasur sistemi i drejtësisë përgjatë vitit që lamë pa...
TIRANË– Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani në Ditën e Drejtësisë, tha puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e bukur, por edhe e vë...
TIRANË– Sot Shqipëria feston Ditën e Drejtësisë! 108 vite pas kalimit të aktit të parë për sistemin gjyqësor nga qeveria e Ismail Qemalit, “kokat” e drejtë...
TIRANË– Gjatë ditës së sotme janë vënë në pranga 6 shtetas në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.Të gjashtë personat u arrestuan në flagrancë nga...
TIRANË- Liljana Buzo u vra me kallashnikov nga bashkëshorti i saj, para gjykatës së Elbasanit, në 6 maj. Sot për “Shqipëria live” foli një nga miket e Lilj...
TIRANË– Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me vdekjen e tre familjarëve nga Kosova, pasi kishin konsumuar kërpudha helmuese. Të tre, menjëherë pasi ...
TIRANË– Kryeprokurori Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në Ditën Kombëtare të Drejtësisë ftoi të gjithë magjistratët dhe jo vetëm që të bë...