Aktualitet

108 vite drejtësi shqiptare! Puna ende vazhdon…BKH dhe Gjykata e Lartë ende s’është plotësuar, ndërkombëtarët japin

10 Maj 2021, 14:54 Nga DOSJA
108 vite drejtësi shqiptare! Puna ende vazhdon…BKH dhe Gjykata e

TIRANË– Më 10 maj 1913, qeveria e Ismail Qemalit dekretoi “Kanunin e zhurisë”, si aktin e parë juridik për organizimin dhe funksionimin e sistemit juridik në shtetin e pavarur shqiptar. Që nga ajo ditë kanë kaluar 108 vite, por ende përkujtohet si një nga momentet më historike të shtetit shqiptar.

Por vitet e fundit, Dita Kombëtare e Drejtësisë na ka gjetur ndryshe; me ndërkombëtarë që monitorojnë çdo lëvizje të re dhe çdo operacion nga organet e reja të drejtësisë. Prej disa vitesh tashmë, Prokuroria e Gjykata e Krimeve të Rënda është shkrirë për të formuar një insitutucione krejt të reja: SPAK DHE GJKKO! Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçmë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ende nuk kanë afirmuar rolin e tyre me një goditje të madhe.

Megjithatë ndërkombëtarët kërkojnë kohë, ndërsa premtojnë se jemi në rrugën e duhur për një drejtësi ta pavarur nga aktorë të ndryshim dhe mbi të gjitha nga politika. Nga ana tjetër, një nga “këmbëzat” e SPAK, BKH, ende nuk është ngritur si institucion. Prej më shumë se një viti, FBI-ja shqiptare kërkon agjentë që do të ndihmojnë prokurorët e SPAK për të vendosur para drejtësisë elementë kriminalë që ende nuk janë kapur.

Vetëm pak javë më parë, Aida Hajna, drejtuesja e këtij institucioni hapi sërish garën për agjentë të tjerë pasi ka ende vende bosh. Thirrjeve të BKH, iu bashkua edhe vetë ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, por mesa duket ka ende hezitim për t’u bërë pjesë e garës. 

Dita Kombëtare e Drejtësisë, e gjeti Shqipërinë këtë vit me një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Procesi i Vettingut, i cili ende vijon, la bosh insitutcionin më të lartë të drejtësisë. Prej dhjetorit, Kushtetuesja ka futut në rendin e saj të shqyrtimit “çështje të nxehta”, megjithatë ka ende punë para. Në kuorim mungojnë ende 3 anëtarë, të cilët duhet të caktohen nga Gjykata e Lartë, e cila ende nuk është funksionale.

Bashkë me BKH, edhe Gjykata e Lartë do të jetë sfida e re për të plotësuar të gjithë “puzzle-in” e drejtësisë në vend. Por, sipas ndërkombëtareve, do të duhet të presim edhe pak…

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dita e drejtesise 2021 dita e drejtesise 2021

Sondazh

Poll