Aktualitet

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim MESAZH shqip: S’ka vend për aktorë të korruptuar! Mungon Soreca! Metani: Kur politika s

10 Maj 2021, 14:13 Nga DOSJA
Dita Kombëtare e Drejtësisë, Kim MESAZH shqip: S’ka vend

TIRANË– Sot Shqipëria feston Ditën e Drejtësisë! 108 vite pas kalimit të aktit të parë për sistemin gjyqësor nga qeveria e Ismail Qemalit, “kokat” e drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtarë kanë marrë pjesë në një aktivitet në përkujtim të kësaj dite, duke përçuar edhe mesazhe.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim pranoi progresin e bërë nga institucionet, duke bërë thirrje që të drejtësia të bëjë detyrën për të plotësuar pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo shtoi se drejtësia duhet që t’u shërbente qytetarëve dhe jo politikës apo individëve të caktuar duke shprehur shqip mbështetjen e SHBA: Bashkë KRAH PËR KRAH!

Pas saj fjalën e mori përfaqësuesi i ambasadës së Bashkimit Europian në Shqipëri, i cili shpjegoi edhe mungesën e Luigi Sorecës. Sipas tij, ambasadori në kuadër të 10 majit kishte nisur një tur në Shqipëri, megjithatë përçoi mesazhin se procesi i Vettingut duhet që të intensifikohej edhe më shumë. Ndërsa shprehu mbështetje, si politike, ashtu dhe financiare.

Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela gjatë aktivitetit të organizuar në ditën kombëtare të drejtësisë tha se ky është një moment reflektimi për atë se çfarë është bërë dhe se çfarë duhet bërë, duke ftuar të gjithë magjistratët që të bëhen pjesë e sistemit transformues.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dita e drejtesise 2021 dita e drejtesise 2021

Sondazh

Poll