Sport

Champions League: UEFA, të mërkurën vendos për fatin e Stambollit

10 Maj 2021, 12:35 Nga DOSJA
Champions League: UEFA, të mërkurën vendos për fatin e

ZVICER – Në të vërtetë kanë nisur diskutimet. Gjithsesi, UEFA të mërkurën do të vendosë për zhvendosjen e finales së Champions League nga Stambolli për në Wembley, për shkak të kufizimeve të udhëtimeve nga koronavirusi.

Në finalen e Champions League për sezonin në vijim përballen dy klube angleze, Chelsea kundër Manchester City, ndeshje e planifikuar për më 29 maj në stadiumin “Ataturk” të Stambollit. Por tifozëve anglezë u është bërë me dije, se ata nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Stambollit, sepse Turqia është në listën e kuqe të udhëtimeve të Anglisë.

Qytetarëve britanikë, që kthehen nga vendet në listën e kuqe, u kërkohet të futen në karantinë në hotele të aprovuara nga qeveria britanike për 10 ditë. Për këtë arsye, UEFA do të takohet sot me zyrtarët e qeverisë britanike dhe Federatës së Futbollit të Anglisë për të biseduar rreth mundësive për zhvendosjen e ndeshjes në Londër, ose zyrtarët britanikë të bëjnë një përjashtim për tifozët e finales së Stambollit.

Pas diskutimeve të sotme me zyrtarët britanikë, UEFA ka njoftuar se do të vendosë deri të mërkurën, nëse do ta lejojë zhvillimin e finales në stadiumin e Wembley në Londër, ose ajo do të luhet në Stamboll, siç ishte planifikuar.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league chelsea kundër manchester city nga stambolli për në wembley uefa champions league chelsea kundër manchester city nga stambolli për në wembley uefa

Sondazh

Poll