Sport

Gjuri i Ibrahimovic frikëson Milanin, në klub presin me ankth shkallën e dëmtimit të suedezit

10 Maj 2021, 09:14 Nga DOSJA
Gjuri i Ibrahimovic frikëson Milanin, në klub presin me ankth

MILANO-Lajm jo i mirë për Milanin. Në fakt, gjatë ndeshjes kundër Juventusit, Zlatan Ibrahimovic pësoi një dëmtim, që e detyroi atë të largohej herët nga fusha. Gjithçka ndodhi menjëherë pas orës së parë të lojës, kur suedezi mbeti shtrirë përtokë pas një duluftimi të ashpër me De Ligt.

“Ai nuk ishte në 100%, bëri gjysmën e një stërvitjeje me ne të premten. Ibra donte të ishte në fushë në këtë ndeshje delikate. Gjuri i tij dhemb pak, le të shpresojmë se nuk është asgjë serioze. Në ditët e ardhshme do ta vlerësojmë hollësisht situatën”.

Orët e ardhshme dhe ekzaminimet mjekësore do të tregojnë më shumë për shkallën reale të lëndimit. Shpresa te kuqezinjtë është padyshim që të mos hiqet dorë nga Ibra në javët e fundit vendimtare të kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll