Sport

Gravina: “Salernitana në Seria A? Rregullat janë të qarta”

10 Maj 2021, 08:56 Nga DOSJA
Gravina: “Salernitana në Seria A? Rregullat janë të

ITALI – “Ne kemi një nen të qartë, që përforcon një parim ligjor të Noif, që nuk lejon pjesëmarrje dhe kontroll të drejtpërdrejtë apo edhe indirekt në shumë klube në sektorin profesional. Të gjithë e dinë që Lazio dhe klubi nga Campania kanë të njëjtën pronësi dhe në këtë situatë nuk mund të rregjistrohet në kampionat. Lotito dhe Salernitana e kanë marrë një përgjigje dhe nuk mund të bëhet përjashtim, ata e dinin se çfarë do të ndodhte edhe pas këtij rezultati të rëndësishëm”.

Kështu ka deklaruar presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, në emisionin “Radio Anch’io Sport”, në Rai Radiouno, në lidhje me ngjitjen e mundshme në Serie A të Salernitanës, në pronësi të Claudio Lotito, që është edhe president i Lazios.

Kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur në Seria B, Salernitana renditet në vendin e dytë me 66 pikë, 4 më pak se Empoli që është rikthyer në Seria A dhe 2 pikë më tepër se Monza që renditet e treta me 64 pikë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport empoli gabriele gravina lottito monza presidenti i lazios salernitana empoli gabriele gravina lottito monza presidenti i lazios salernitana

Sondazh

Poll