Sport

VIDEO/ Milionat dhe statusi i të ‘fortit’ nuk mjafton, PSG thuajse i dhuron titullin Lille

9 Maj 2021, 21:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Milionat dhe statusi i të ‘fortit’ nuk mjafton, PSG

FRANCË– Kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat, PSG duke thuajse i dorëzuar për titullin kampion. Në ndeshjen e fundit ekipi kampion nuk shkoi më shumë se 1-1 ndaj Rennes. Tashmë diferenca me kryesuesit e Lille është katër pikë larg.

Minuta e pestë e pjesës së parë solli golin e parë. PSG fitoi një penallti dhe Neymar nuk gaboi nga pika e bardhë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Vendasit reaguan dhe ia dolën të rikthejnë baraspeshën në minutën e 70-të me anë të Sehrou Guirassy.

Tashmë Lille do t’i mjaftonte një fitore në përballjen e ardhshme për tu shpallur kampion të Francës. Brenda pak kohësh, parizienët kanë humbur luftën në dy fronte, në Champions League dhe në Ligue 1. Milionat e shpenzuara nga sheikët duket se nuk e kanë justifikuar vlerën e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport lille psg lille psg

Sondazh

Poll