Sport

Tmerrohet familja. Një tjetër futbollisti viktimë e grabitësve, që i dhunojnë familjen dhe i marrin para e sende me vlerë

10 Maj 2021, 12:18 Nga DOSJA

HOLANDE – Një tjetër futbollist bie viktimë e grabitësve. Familja e Eran Zahavit të PSV Eindhoven ka përjetuar çaste që kemi parë vetëm nëpër filma. Ndërsa sulmuesi po përgatitej për ndeshjen ndaj Willem, merr lajmin se shtëpia e tij është bastisur nga dy persona, të cilët kanë kërcënuar familjen e tij.

33-vjeçari izraelit ka braktisur menjëherë skuadrën për të qëndruar pranë familjes, pas ngjarjes, e cila ka ndodhur të dielën rreth ores 14:40, sipas policies. Dy grabitësit, ku njëri i veshur si postier i ka rënë ziles, ndërkohë që gruaja e Zahavit ka hapur derën, grabitësit e kanë shtyrë dhe nën kërcënimin e armëve, e kanë lidhur bashkë me 4 fëmijët saj.

Grabitësit, të cilët sipas polisicë dyshohet të jenë rreth moshën 20-23 vjeç, pasi kanë marrë të gjitha sendet me vlerë dhe para ‘cash’, janë larguar me shpejtësi nga shëtpia e futbollistit që ndodhet në Arenborg.

Zahavi kërkoi përmes një mesazhi që të respektohet privatësia e familjes dhe i falenderoi të gjithë për mesazhet mbështetëse, ndërsa policia saktësoi se asnjë prej familjarëve të lojtarit nuk është lënduar përveç traumës së fortë psikologjike që kanë përjetuar.

B.T (Dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 33-vjeçari izraelit familja e eran zahavit të psv eindhoven rreth moshën 20-23 vjeç 33-vjeçari izraelit familja e eran zahavit të psv eindhoven rreth moshën 20-23 vjeç

Sondazh

Poll