Bota

7-vjeçarja fiksohet pas hapsirës, dërgon objektin e saj të personalizuar në Hënë

10 Maj 2021, 11:47 Nga DOSJA
7-vjeçarja fiksohet pas hapsirës, dërgon objektin e saj të

SHBA-Elizabeth Norman është një 7 vjeçare,e cila është e fiksuar pas hapësirës dhe është fëmija i parë që ka dërguar një objekt të sajin personal në Hënë.

Vajza nga Leicester, u fiksua pas hapësirës pasi shikoi uljen e Nasa’s Perseverance Rover në Mars vitin e kaluar dhe vendosi të ndërtonte raketën e saj, raporton Daily Mail.

Në janar, ajo nisi të ndërtonte një model kartoni të raketës Vulcan Centaur, i cili do të lëshohet në Hënë. Kur fluturoi rreth 10 metra në ajër, krijuesit e vërtetë të Vulcan Centaur u impresionuan dhe kontaktuan menjëherë me Elizabeth.

Ata i ofruan asaj një vend në bordin e kapsulës së parë hënore, ku vajza muns të vendosë artikuj të saj personal që konsiderohen me fat. Ajo ka zgjedhur që të dërgojë një “sticker” që mban emrin e saj në rrjete sociale.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 7 vjecarja qe dergoi objektin ne hene elizabeth norman shba 7 vjecarja qe dergoi objektin ne hene elizabeth norman shba

Sondazh

Poll