Bota

Greqia merr VENDIMIN! Hap sezonin turistik pas 5 ditësh, lejohen vizitorë të vaksinuar edhe me vaksinën kineze e ruse!

10 Maj 2021, 10:57 Nga DOSJA
Greqia merr VENDIMIN! Hap sezonin turistik pas 5 ditësh, lejohen

GREQI– Qeveria greke ka njoftuar se më 15 nis zyrtarisht sezoni turistik  në vend. Medita greke shkruajnë se qeveria dëshiron të ipërdorë  të ashtuquajturën “Pasaportë e Gjelbër” që duhet të kenë vizitorët 48 orë para mbërritjes. Ata do të tregojnë nëse janë vaksinuar, apo nëse janë sëmurur nga koronavirusi së paku 20 ditë para mbërritjes së tyre, duke treguar një test negativ PCR-je.

Vendet që do të përfshihen në programin e “Pasaportës së Gjelbër” janë: Franca, Malta, Islanda, Holanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Qipro, Spanja, Italia, Polonia, Portugalia, Danimarka, Hungaria, Luksemburgu, Finlanda, Belgjika, Irlanda, Sllovakia, Lihtenshtejn, dhe Norvegjia.

Përveç këtyre vendeve, Greqia do të pranojë gjithashtu vizitorë nga Kina dhe Rusia dhe ata të vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse, përveç katër vaksinave të përdorura në vend dhe botën perëndimore (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer).

(Kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni greqia hap sezonin turistik sezoni turistik ne greqi greqia hap sezonin turistik sezoni turistik ne greqi

Sondazh

Poll