Bota

Të pathënat e divorcit të bujshëm të Melinda dhe Bill Gates, dyshja e kishte nisur proçedurën dy vite më parë

10 Maj 2021, 10:45 Nga DOSJA
Të pathënat e divorcit të bujshëm të Melinda dhe Bill

SHBA– Divorci i Melinda dhe Bill Gates nuk ishte kaq i beftë për çiftin sa ishte për publikun pasi gazeta “Ëall Street Journal” zbuloi se çdo gjë kishin nisur dy vite më parë.

Bashkëshortja e themeluesit të Microsoft filloi të këshillohej me avokatët për divorcin, kur takimet e Bill me Jeffrey Epstein u bënë publike në tetor 2019, pas arrestimit të financierit për abuzime seksuale ndaj minorenëve.Kështu ka thënë një burim i afërt me familjen për “Wall Street Journal”.

Çështja e Epstein mendohet se ishte nisja e krisjes mes miliarderit dhe gruas së tij. Sipas ‘Daily Beast’, Melinda e angazhuar për promovimin e të drejtave të grave disa vite më parë ishte zemëruar për takimin e bashkëshortit të saj me Epstein.

Ndarja e pasurisë së Gates është e qartë, nga 130 miliardë dollarët pasuri, 2,4 i janë transferuar ish-bashkëshortes. Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit. Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory.

Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët.

Sipas ‘Forbes’, Bill Gates renditet i katërti në listën e njerëzve më të pasur të botës.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bill gates divorcohet nga bashkeshortja melinda gates bill gates divorcohet nga bashkeshortja melinda gates

Sondazh

Poll