Bota

Erdogan: E gjithë bota duhet të marrë masa kundër Izraelit për sulmet në Palestinë dhe xhaminë Al-Aksa

10 Maj 2021, 11:38 Nga DOSJA
Erdogan: E gjithë bota duhet të marrë masa kundër Izraelit

TURQI- Presidenti turk Recep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje të gjithë vendeve të botës, si dhe atyre islame që të marrin masa dhe të dënojnë sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa si dhe në Palestinë. Në një postim në Twitter, Erdogan shkruan se çdo musliman e ka për detyrë që të mbrojë nderin dhe krenarinë e qytetit të Kudsit, pasi është qyteti i tre feve të shenjta.

Postimi i plotë:

“Unë ftoj të gjithë botën, veçanërisht vendet islamike, të marrin masa efektive kundër sulmeve të Izraelit në Mesxhid al-Aksa, Jeruzalem dhe shtëpitë Palestineze. Çdo musliman e ka për detyrë të mbrojë dinjitetin, nderin, krenarinë e qytetit të shenjtë Kudsit. Çdo sulm që kryhet ndaj vendeve të adhurimit, veçanërisht ndaj Xhamisë Al-Aksa dhe muslimanëve në Kuds, në të njëjtën kohë nënkupton se është kryer edhe ndaj nesh. Është detyrë e çdo individi që thotë se ‘jam njeri‘ që të kundërshtojë mizorët që ndotin Kudsin, qytetin e tri feve të shenjta me sulme të pandërgjegjshme, imorale, të paligjshme dhe mosrespektuese”, shkruan Erdogan.

İslam ülkeleri başta olmak üzere tüm dünyayı İsrail’in Mescid-i Aksa’ya, Kudüs’e ve Filistinlilerin evlerine yönelik saldırılarına karşı etkili şekilde harekete geçmeye davet ediyorum. pic.twitter.com/RLhsZV6Osk

— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) May 8, 2021

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota al-aksa recep tajip erdogan al-aksa recep tajip erdogan

Sondazh

Poll