Bota

Në mbështetje të ndërmarrjes që krijon rroba për fëmijët në nevojë, Princi Harry dhe Meghan Markle bëjnë gjestin bam

10 Maj 2021, 11:07 Nga DOSJA
Në mbështetje të ndërmarrjes që krijon rroba për

SHBA– Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët aktualisht jetojnë në shtëpinë e tyre prej 14 milion dollarësh në lagjen Santa Barbara të Montecito me djalin e tyre Archie, që tashmë është 2 vjeç, blenë 200 kapele nga “Make Give Live”.

Lajmi u bw i ditur nga organizata, e cila ndau një imazh në Instagram duke zbuluar se Princi Harry dhe Meghan kishin blerw 200 kapele në emër të djalit të tyre ‘Archie’ për ditëlindjen e tij të fundit javë, duke mundësuar që kapelet të shpërndahen në familjet në nevojë dimrin e ardhshëm.

Themeluesja e ‘Make Give Live’ Claire Conza thotë se pas këtij lajmi, u bënë mijëra porosi nga e gjithë bota.

Make Give Live operon me idenë bëj një blerje, jep një model dhe tani kemi mundësinë të krijojmë 200 kapele shtesë, për t’u shpërndarë familjeve në nevojë dimrin e ardhshëm përmes bamirësive të ndryshme”, tha Conza, themeluesja e organizatës.

Conza zbuloi gjithashtu se mori një letër nga Duka dhe Dukesha e Sussex në lidhje me blerjen, të cilën ajo e quajti një ‘dhuratë të mrekullueshme për organizatën’.

Kërkesa për kapelet ka vazhduar gjatë gjithë vitit dhe shitjet kanë krijuar një mundësi për të mbështetur edhe më shumë fëmijë përmes një viti të vështirë”, shtoi ajo, duke shpjeguar se më shumë se 3.500 kapele janë dhuruar për njerëzit në nevojë.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota meghan markle organizata 'make give live' princ harry meghan markle organizata 'make give live' princ harry

Sondazh

Poll