Bota

Marina e SHBA zbulon nje anije me armë në Detin Arabik, dërgesa kishte destinacion Jemenin

10 Maj 2021, 11:03 Nga DOSJA
Marina e SHBA zbulon nje anije me armë në Detin Arabik, dërgesa

SHBA-Marina e SHBA ka sekuestruar një dërgesë të madhe armësh zjarri të zbuluar në bordin e një anijeje në Detin Arabik, të cilat në mënyrë të paligjshme do të dërgoheshin në Jemen.

Sipas mediave, flota e pestë amerikane, me qendër në Bahrejn, bëri të ditur në një deklaratë të dielën, se kryqëzori USS Monterey zbuloi armët në bordin e një anijeje me vela në Lindjen e Mesme.

Një zyrtar amerikan bëri të ditur se armët ngjasojnë me dërgesat e mëparshme të cilat janë përgjuar që kishin destinancion rebelët Houthi në Jemen.

Sipas një hetimi fillestar, dyshohet se anija është nisur nga Irani. Teherani ka mohuar furnizimin me armë të rebelëve në të kaluarën.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anija me arme ne detin arabik jemen shba zbulohen arme ne detin arabik anija me arme ne detin arabik jemen shba zbulohen arme ne detin arabik

Sondazh

Poll