Aktualitet

Nga muzika tradicionale tek repertori i papërsëritshëm i Pleqve/ Kruja zhvillon sot panairin e kulinarisë

20 Maj 2019, 08:02 Nga DOSJA
Nga muzika tradicionale tek repertori i papërsëritshëm i Pleqve/

Gjatë paradites së sotme, në Kalanë e Krujës, u promovua kulinaria shqiptare
Gratë dhe vajzat krutane për një ditë të vetme përcollën shijen më të zgjedhur të gatimeve tradicionale për qindra vizitorë të qytetit historik. Masterchef të njohur nga Tirana shpallën edhe recetën më të mirë të panairit. Gjithashtu bizneset turistike që operojnë në territorin e kalasë iu bashkuan panairit, duke prezantuar gatimet e tyre më tipike. Panairi u shoqërua në mënyrën më origjinale nga muzika tradicionale dhe repertori i papërsëritshëm i Pleqve të Krujës.
(9:52:29 AM) “Rock the Castle 2019” vjen në Kalanë e Krujës, të pranishëm qindra turistë
KRUJË- “Rock the Castle 2019” erdhi në edicionin e tij të dytë pas zhvillimit me sukses vitin e kaluar, ku grupe muzikore dhe DJ të ndryshëm realizuan për herë të parë një event muzikor të përmasave të mëdha brenda Kalasë së Krujës. Ky festival, i cili nuk mund të realizohej pa mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtarë Durrës, Fondit Shqiptaro-Amerikan, TID Kruja, tërhoqi vëmendjen e qindra turistëve vendas dhe të huaj. Me realizimin e këtij edicioni synohet të konsolidohet si një traditë, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Këtë edicion pati të ftuar më shumë grupe muzikore dhe agjendë më të pasur artistike me grupe dhe artistë si Peter Pan Quartet, Dobs, The Djems, Paradox, Nandhe, Bojken Lako, Semi Jaupaj, Henri Mahmutaj, Jona Pepkolaj, Rea Nuhu. Ndërkohë 18 Maji përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Muzeve dhe këtë vit Shqipëria u bashkua me 158 vendet e tjera për të rritur ndërgjegjësimin se muzetë janë një mjet i rëndësishëm në shkëmbimin kulturor dhe bashkëpunimin ndërmjet njerëzve dhe popujve. Me këtë rast Muzetë e Krujës sikurse 37.000 anembanë botës mbajtën muzetë hapur përtej orarit të zakonshëm dhe falas.
Ndërkohë, gjatë paradites së sotme, në Kalanë e Krujës, u promovua kulinaria shqiptare
Gratë dhe vajzat krutane për një ditë të vetme përcollën shijen më të zgjedhur të gatimeve tradicionale për qindra vizitorë të qytetit historik. Masterchef të njohur nga Tirana shpallën edhe recetën më të mirë të panairit. Gjithashtu bizneset turistike që operojnë në territorin e kalasë iu bashkuan panairit, duke prezantuar gatimet e tyre më tipike. Panairi u shoqërua në mënyrën më origjinale nga muzika tradicionale dhe repertori i papërsëritshëm i Pleqve të Krujës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kalaja e krujes panairi i kulinarise kalaja e krujes panairi i kulinarise

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 05:25

Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra v...