Aktualitet

Luan Zyka garon si kandidat për këshillin e prefekturës së Selanikut: Do jem pranë shqiptarëve

20 Maj 2019, 06:22 Nga DOSJA
Luan Zyka garon si kandidat për këshillin e prefekturës së

Greqi- Luan Zyka është një emër i njohur për politikën, diplomacinë, shkencën, kulturën. Prej vitesh ai jeton në Greqi  dhe tashmë  garon si kandidat për këshillin e prefekturës së Selanikut. Selaniku me rreth 2 milion banorë nga të cilët pritet të votojnë më 26 maj rreth 80 % të votuesve.

Zyka për këto zgjedhje ka deklaruar se fushata po ecën mirë dhe nëse fiton do të jetë në krahë të shqiptarëve. Ai ka theksuar se shqiptarëve nuk ju premton dot viza dhe leje qëndrimi në shtetin grek por do të jetë shumë pranë problemeve të tyre.

“Fushata po shkon mirë, është një traditë e bukur. Të bën të njohësh hallin e njerëzve. Ftesa që është bërë nga grekët nuk është vetëm i ndikuar nga shqiptarët, pasi këtu janë në numër të madh. Por mbi të gjitha është por e “detyruar” nga vendi që kanë shqiptarët në shoqërinë greke.Besoj se do të mbështesin dhe shumë grekë. Detyrat që më kanë dhënë janë në fushën e ekonomisë dhe kulturës. Unë nuk bëj premtime që shqiptarëve t’u jap viza apo leje qëndrimi. Unë do bëj çfarë të jetë e mundur që të zgjidhë shumë probleme të shqiptarëve këtu. Shqiptarët kanë shumë halle por më kanë bërë për vete ndërgjegjësimi i shqiptarëve”, është shprehur ai për Tv Tribuna.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet luan zyka zgjedhjet e këshillit në selanik zgjedhjet greqi 26 maj luan zyka zgjedhjet e këshillit në selanik zgjedhjet greqi 26 maj

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 05:25

Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra v...

Aktualitet 19 Maj 2019, 16:04

Vetura përplas autobusin me nxënës në Vlorë

VLORË- Një autobus me nxënës është përplasur pasditen e sotme një rrugën Orikum-Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një makinë Fiat me t...