Aktualitet

Kanosi me armë zjarri dy persona, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

20 Maj 2019, 06:47 Nga DOSJA
Kanosi me armë zjarri dy persona, arrestohet 33-vjeçari në

Sarandë- Në prangat e policisë ka rënë një 33-vjeçar pasi në muajin shkurt në bashkëpunim me një tjetër person kanë kanosur me armë zjarri dy persona.

Nga policia është arrestuar S.I., 33 vjeç pasi për të gjykata ka dhënë masën “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për kapjen e personave në kërkim, Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

S.I., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për ngjarjen e datës 08.02.2019, ndodhur në Ksamil të Sarandës, ku shtetasi S.I në bashkëpunim me shtetasin A.L (i arrestuar në flagrancë në kohën e ndodhjes së ngjarjes), kanë kanosur me armë zjarri dy shtetas të tjerë për motive të dobëta.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin penal nr.9, të datës 13.02.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjeçari sarandë arrestohet s.i. arrestohet 33-vjeçari sarandë arrestohet s.i.

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 05:25

Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra v...

Aktualitet 19 Maj 2019, 16:04

Vetura përplas autobusin me nxënës në Vlorë

VLORË- Një autobus me nxënës është përplasur pasditen e sotme një rrugën Orikum-Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një makinë Fiat me t...