Aktualitet

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur para e flori pasagjerëve, arrestohen 2 punonjës në Rinas (Detajet)

20 Maj 2019, 07:11 Nga DOSJA
Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur para e flori

TIRANË- Dy punonjëst të ngarkim shkarkimit të bagazheve në aeroportin e Rinasit janë arrestuar sot nga Policia pasi azuzohen për disa vjedhje. Sipas Policisë këta dy punëtorë, hapnin bagazget e pasagjerëve në Rinas dhe merrnin prej andej para dhe sende me vlerë, si bizhuteri e flori.

Në përfundim të operacionit “Bagazhi i fundit”, ranë në pranga D. M. 22 vjeç, banues  në Tiranë dhe E. Rr., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I PLOTË

Operacion policor i koduar  “Bagazhi i fundit”

Operacioni nga Policia Kufitare e Rinasit

Arrestohen dy punonjës të ngarkim -shkarkimit të bagazheve, të dyshuar  për vjedhje  të pasurisë  nga bagazhet e udhëtarëve, si dhe procedohen në gjendje të lirë edhe dy punonjës të tjerë.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e eurove të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri të një linje ajrore. Zbardhen edhe katër vjedhje të tjera, ku autorë të dyshuar janë shtetasit e arrestuar.

Në kuadër të zbatimit të detyrave  të Planit të masave “Për shtimin e masave të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, si dhe nisur edhe nga disa kallzime dhe ankesa të administruar nga ana e Policisë Kufitare Rinas  për vjedhje të pasurisë në bagazhe të udhëtarëve  të linjave ajrore,  Policia Kufitare e Rinasit ka organizuar punën për goditjen e  personave që kryenin këtë veprimtari kriminale.

Në bazë të  informacioneve të marra në rrrugë operative se disa nga punonjësit e  sektorit të ngarkim-shkarkimit  të bagazheve në vendin e qëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas, dyshohet se kryenin vjedhje të pasurisë në   bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor  “BAGAZHI I FUNDIT”.

Si rezultat u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Si dhe janë proceduar penalisht  edhe shtetasit A. E, 27 vjeç, banues në Mëzez  në Tiranë dhe R.H. 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjës të  ngarkim -shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.

Më  datë 17.05.2019, shtetasi H.E ka kallzuar në Komisariatin e Policisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij të udhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstatuar në aeroportin e Lubjanës, Slloveni.

Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve  në Komisariatin e Policisë Rinas u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuar dyshohet se në  bashkëpunim me njëri-tjetrin ja kanë vjedhur shtetasit H.E nga bagazhet.

Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit e mësipërm  në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë  janë autorë të dyshuar edhe në disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:

Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J, më datë15.04.2019

Vjedhjes së një varse flori  të shtetases A.Z më datë  24.04.2019

Vjedhjes së  një varse flori  të shtetases D.H, më datë 13.05.2019

Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K, më datë 10.03.2019.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 24 vjeç arrestohen dy punonjes ne rinas d. m. 22 vjeç e. rr. grabiten pasagjeret vjedhje ne rinas 24 vjeç arrestohen dy punonjes ne rinas d. m. 22 vjeç e. rr. grabiten pasagjeret vjedhje ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 05:25

Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra v...

Aktualitet 19 Maj 2019, 16:04

Vetura përplas autobusin me nxënës në Vlorë

VLORË- Një autobus me nxënës është përplasur pasditen e sotme një rrugën Orikum-Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një makinë Fiat me t...