Aktualitet

Aksident në Elbasan, trafik-ndarësja çan mes për mes makinën, shpëtojnë mrekullisht udhëtarët

20 Maj 2019, 07:13 Nga DOSJA
Aksident në Elbasan, trafik-ndarësja çan mes për mes

Elbasan-  Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labionot -Fushë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dosja.al mëson se një automjet tip Opel me targë greke NIB 9561 është përplasur me një furgon dhe që të dy kanë devijuar nga rruga.
Për fat nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar me përjashtim të tronditjeve të drejtuesve të automjeteve dhe disa qytetarëve.

Por siç shihet nga foto-ja, ndarësja anësore e rrugës ka hyrë brenda mjetit tip Opel dhe nëse aty do të kishte qenë ulur njeri, atëherë mund të ishte me pasoja tragjike. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan makina përplaset me furgonin trafikndarsja çan makinën aksident ne elbasan makina përplaset me furgonin trafikndarsja çan makinën

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 05:25

Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra v...

Aktualitet 19 Maj 2019, 16:04

Vetura përplas autobusin me nxënës në Vlorë

VLORË- Një autobus me nxënës është përplasur pasditen e sotme një rrugën Orikum-Vlorë. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se një makinë Fiat me t...