Aktualitet

Kalon me sukses Vettingun Sokol Binaj, gjyqtari i dosjes së Izet Haxhisë

20 Maj 2019, 07:35 Nga DOSJA
Kalon me sukses Vettingun Sokol Binaj, gjyqtari i dosjes së Izet

Tiranë-Nga KPK është konfirmuar në detyrë Sokol Binaj, gjyqtar i Apelit të Krimeve të Rënda.

Sipas raportit të ILDKP, gjyqtari i justifikon të ardhurat e tij dhe ka bërë deklarimin e saktë të pasurisë. Pavarësisht hetimeve të ILDKP-së, KPK ka vijuar hetimet e pavarura dhe ka arritur në përfundimin se është i pastër në të tri shtyllat për Vetingun.

Po kush është gjyqtari Binaj?

Binaj qenë i përcaktuar me short për dosjen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dosjen Izet Haxhia. Izet Haxhia, truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Disa ditë më parë bashkëshortes së tij, koordinatores për mediet në Prokurorinë e Përgjithshme iu dogj makina. Policia dyshon se ngjarja mund të lidhet me detyrën e gjyqtarit Sokol Binaj, dhe ka nisur të gjitha verifikimet për të zbuluar autorin. (Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqtari i dosjes së izet haxhisë kalon vetingun sokol binaj gjyqtari i dosjes së izet haxhisë kalon vetingun sokol binaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Maj 2019, 05:25

Eurovizioni – Art? Kitç? Kult apo politikë?

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra v...