Art&Argëtim

Debati mbi foton e publikuar nga shtëpia botuese ‘Onufri’, reagon Kristi Pinderi: Ja pse Shqipëria është kjo që është

9 Maj 2021, 09:42 Nga DOSJA
Debati mbi foton e publikuar nga shtëpia botuese ‘Onufri’,

KANADA– Aktivisti Kristi Pinderi, prej vitesh banues në Kanada ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook reagimin mbi ngjarje që ndodhin në Shqipëri.

I tillë ka qënë dhe dhe debati i ngritur mbi retushimin e imazhit të Flutura Acckës nga fotografia e publikuar nga themeluesi i shtëpisë botuese ‘Onufri’ në një artikull dedikuar bashkëpunimit të gjatë me shkrimtarin e madh Ismail Kadare.

Postimi i plotë i Kristi Pinderi-t:

E kane hequr Flutura Acken nga nje foto me Kadarene dhe kete foto te “modifikuar” e kane perdorur per te ilustruar nje editorial te Bujar Hudhrit, i cili shkruan ne nje menyre aq te sheqerosur sa nuk e con dot leximin pertej paragrafit te dyte. Perpiqem ti jap nje kuptim kesaj. Eshte ndoshta, pa e ekzagjeruar, treguesi me i qarte se problemet ne Shqiperi e kane te gjitha burimin te fakti qe njerezit e lire ose nuk kane nje megafon, ose jane perzene nga skena, ose ne nje menyre ose ne tjetren jane fshehur dhe jane zevendesuar nga keta te tjeret, te neveritshmit e cdo sistemi, te njejtet padiskutim. Qe nga Hudhri e deri te shkrimtari i shtepise botuese te Hudhrit! Mendoj se ata nuk jane tregues te Shqiperise, pra nuk jane pasoje, por pjese e shkakut pse Shqiperia eshte kjo qe eshte.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

kulture kulture flutura acka ismail kadare kristi pinderi shtepia botuese onufri flutura acka ismail kadare kristi pinderi shtepia botuese onufri

Sondazh

Poll