Art&Argëtim

Stresi i hap zemrën ndjeksave: Ëndrra ime e vetme që kam të kem një djalë si ky në foto

9 Maj 2021, 08:38 Nga DOSJA

TIRANË– Prej disa kohe reperi Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë aktiv në rrjete sociale duke komunikuar me fasnat e tij.

Jo rrallë herë në rubrikën ‘Më bëj një pyetje’, reperi i është përgjigjur me sinqeritet pyetjeve që ata kanë për të.

Gjatë një bisedës fundit virtuale me ta, dikush e ka pyetur reperin:

“Vajte 40 vjeç kur do krijosh familje?”

Stresi ka treguar se në fakt kjo është dëshira e tij më e madhe dhe madje e ka vendosur se çfarë fëmije dëshiron të ketë në të ardhmen.

“Ëndrra ime e vetme që kam të kem një djalë si ky në foto”, është përgjigjur Stresi, teksa ka publikuar një foto të tij nga fëmijëria.

I pyetur edhe në lidhje me kthimin në Shqipëri, reperi nuk i ka treguar planet e tij, duke u përgjigjur: “Kësaj here çdo gjë e kam sekret”.

Kujtojmë që Stresi është në arrati e pavarsisht kësaj në muajin prill reperi publikoi një bashkëpunim me një nga reperët më të njohur anglez, CBiz. 3 javë më parë dy reperët lançuan këngën e tyre “Feel Good”, që u prit maft mirë nga publiku dhe deri më tani numëron 1.4 milionë klikime në “Youtube”.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz planet per familje stresi planet per familje stresi

Sondazh

Poll