Art&Argëtim

Oriola Marashi zyrtarisht single, dyshja anulon dasmën dhe vazhdojnë planet për karrierën respektive

9 Maj 2021, 09:12 Nga DOSJA
Oriola Marashi zyrtarisht single, dyshja anulon dasmën dhe vazhdojnë

TIRANË– Romancës dy vjeçare të modeles Oriola Marashi dhe futbollistit Eros Grezda duket se i ka ardhur fundi. Dyshja ngriti dyshime që në momentin kur nuk ndiqeshin më në instagram e më pas burime pranë tyre konfirmuan ndarjen.

Në diferencë nga Erosi që ka vendosur të fshijë çdo kujtim që kishte me modelen, Oriola mban akoma fotot me Erosin që nga koha kur u fejuan rreth muajit qershor të vitit të kaluar.

Kujtojmë që pas fejesës në qershor  ata filluan të bashkëjetonin në Kroaci vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

Mendohet se prishja e fejesës ka ardhur si pasojë e  distancës dhe keqkuptimeve për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.
Këto kohë, ajo është vendosur në Itali, ku dhe është parë afër miqve të huaj, ku dhe ka shfaqur talentin e saj si këngëtare gjatë një feste me stafin e “Guess”.

Në një festë së fundmi ajo ka mahnitur të pranishmit me zërin e saj duke kënduar këngën “Shallow” të Lady Gaga dhe Bradley Cooper.
Vetëm dy muaj më parë, modelja mori urimin më romatik nga partneri i cili nuk ka ngurruar kurrë ta shprehi dashurinë edhe nëpër komente e postime në rrjete sociale.Nënjë intervistë pak kohë parë, Eros Grezda zbuloi se ishte në një lidhje me Oriola Marashin dhe se ishte i lumtur.

Pak kohë më parë qarkulluan lajme kishin në plan edhe të martoheshin por se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre. Megjithatë, të paktën të  dy janë duke kaluar një periudhë të mirë në jetën profesionale.

(o.l./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz eros greza ndahet oriola marashi eros greza ndahet oriola marashi

Sondazh

Poll