Aktualitet

Goditet një pikë e paligjshme lojërash fati në Mat, sekuestrohen 7 pajisje, procedohet pronari

7 Maj 2021, 08:41 Nga DOSJA
Goditet një pikë e paligjshme lojërash fati në Mat,

MAT- Goditet një pikë e paligjshme e lojërave të fatit në Burrel. Në lokalin e U.P, janë gjetur 7 pajisje elektronike në gjendje pune. Policia ka bërë sekuestrimin e pajisjeve si dhe është proceduar penalisht U.P. Po ashtu, një person në gjendje të dehur është arrestuar në Bulqizë pasi po drejtonte automjetin.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Mat, Vijojnë kontrollet e imtësishme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve dhe bashkëpunimit me qytetarët evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Sekuestrohen 7 pajisje elektronike, procedohet penalisht pronari i lokalit.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, është bërë e mundur që të evidentohet dhe goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit, dhe konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në lokalin e shtetasit U. P.,  në qytetin e Burrelit, kanë gjetur  e sekuestruar 7 pajisje elektronike në gjendje pune,  ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi U. P., 30 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”.
__

Bulqizë / Nga Specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  I. Z., 65 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur në masën 0.83 mg/l.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lloto pa leje lloto pa leje

Sondazh

Poll