Kultivonin kanabis në vazo lulesh dhe mbanin armë pa leje në Kurbin, arrestohen babë e bir, në pranga dhe bashkëpuntori i
7 Maj 2021, 07:13Nga DOSJA
KURBIN– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të lëndëve narkotike.
Në pranga kanë rënë babë e bir, V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç, banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R). Lënda narkotike iu është gjetur në një banesë në afërsi të një poligoni aty ku kishte armë zjarri dhe i zoti i banesës kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh.
NJOFTIMI:
Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni policor i koduar “Poligoni”.Sekuestrohen dy armë zjarri (automatik e pistoletë ) dhe municion luftarak.Vihen në pranga 3 shtetas, posedues të armëve të zjarrit dhe autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative së në Laç, Kurbin, në një banesë në afërsi të një poligoni kishte armë zjarri dhe i zoti i banesës kishte kultivuar kanabis në vazo lulesh, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Poligoni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:
-V. R., 48 vjeç, V. R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A. L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V. R).
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V. R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.Gjithashtu, gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ATHINË– Vazhdon historia e shqiptarit që vrau fqinjin e tij në Greqi. Protothema ka publikuar një tjetër artikull në lidhje me të, por kësaj herë duk...
KËLCYRË– Momenti kur Seit Alikollari vihet në pranga nga efektivët e Këlcyrës është bërë publike. Në video shihet që efektivët e kapin nga krahu agres...
SARANDË– Një automjet tip ‘Toyota’ ka shpërthyer në flakë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.3 të qytetit të Sarandës.Makina është në pro...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell, por në zonat juglindore pritet të ketë ed...
Ndonëse ritmet e vaksinimit kanë qenë të larta dy muajt e fundit, sërish Shqipëria mbetet shumë më poshtë se pjesa më e madhe e vendeve të Europës dhe mesatarja...
Aktualitet 6 Maj 2021, 21:26
TIRANË– Koço Buzo, 58-vjeçari që sot vrau pa mëshirë nënën e fëmijëve të tij ka treguar para togave të zeza se e kishte paralajmëruar t...
ELBASAN- Zymrie Aqifi, e moshuara që u përplas pasditen e sotme në Elbasan nga nje përson me motoçiklet ka humbur jetën në spital. Burime për Dosja.al, b...
BERAT- Lagja Uznovë në qytetin e Beratit, ka mbetur pa energji elektrike prej më shumë së një ore. Shkak për ndërprerjen e dritave është bërë një shkëndijë flak...