Iu zhdukën tri dosje të rëndësishme të vitit 2017 nga zyra! Olsian Çela fut në hetim prokuroren e Elbasanit, i kërkon IL
7 Maj 2021, 08:37Nga DOSJA
TIRANË– Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar hetim disiplinor për prokuroren e Elbasanit Armanda Xhaferri.
Kjo kërkesë ka ardhur pasi Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores.
Rasti për Xhaferrin, e cila është prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, është ndjekur nga ana e Sektorit të Monitorimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, pas marrjes së informacioneve se prokurorja ka zvarritur hetimet dhe është kërkuar që ky rast të ndiqet dhe të monitorohet.
NJOFTIMI I PROKURORISË:
‘Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 05.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “e” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.
Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.‘
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODËR– Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër. Një i riu, ka marrë pushkë me vete dhe ka shkuar në banesën e vajzës së re.I riu, është ko...
VLORË–Gjykata e Vlorës ka caktuar arrest me burg për 5 rojet bregdetare që ndihmuan një prej skafistëve Emiljano Likaj 26-vjeç që po transportonte 5...
TIRANË-Është zhvilluar ditën e sotme seanca lidhur me pronësinë e kopshtit Botanik që me anë të një VKM-je të ndërmarrë në vitin 2019, planifikohej t’...
Në momentin që vaksinat kundër koronavirusit kanë qenë në fazat e studimit, një faktor që nuk është marrë në shqyrtim është edhe ushqimi. Në një lidhje skype pë...
ITALI– Gjykata e Apelit në Napoli urdhëroi ekstradimin në Francë të 28-vjeçarit shqiptar Endri Elezi.Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e 21 prillit në S...
TIRANË– Dalin pamjet e para kur supermashtruesi Faruk Fatih Ozer lëviz nëpër Shqipëri. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga mediat turke, shih...
KURBIN– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të lëndëve narkotike.Në pranga kanë rënë babë e...
ATHINË– Vazhdon historia e shqiptarit që vrau fqinjin e tij në Greqi. Protothema ka publikuar një tjetër artikull në lidhje me të, por kësaj herë duk...