Aktualitet

Rrënja e problemit vjen nga fëmijëria! Pa babanë e therur në rrugën, HISTORIA e jetës së 32-vjeçarit shqiptar që vrau

7 Maj 2021, 06:54 Nga DOSJA
Rrënja e problemit vjen nga fëmijëria! Pa babanë e therur

ATHINË– Vazhdon historia e shqiptarit që vrau fqinjin e tij në Greqi. Protothema ka publikuar një tjetër artikull në lidhje me të, por kësaj herë duke u fokusuar tek e shkuara e tij në Shqipëri dhe jeta në Greqi. Sipas medias greke, vrasja e babait të tij, kur shqiptari ishte vetëm 15 vjeç ka ndikuar në shëndetin e tij mendor.

Në vitet e adoleshentës, shqiptari gjeti të atin të larë në gjak në mes të rrugës për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur mbi pasuritë e paluajtshme. Kjo skenë, siç tha ai, e tronditi dhe i la një traumë që do ta vuante gjithë jetën, duke i krijuar fobi dhe izolim në vetëvete. 

Në rrëfimin e tij në Polici, ai tha se kishte parë një vizion ku fqinji që vrau dhe gruaja e tij i bënin magji. Vitin e fundit, tha ai, ai kishte lexuar libra fetarë mbi ekzorcizmat, duke u përpjekur të “kuronte” veten e tij nga e keqja që ishte i bindur se “armiqtë” e tij imagjinarë i kishin bërë atij. Ai ishte thellësisht i bindur se donin ta dëmtonin dhe ta vrisnin.

Ai besonte se duke vrarë Dimitris Vrutsis, “magjia” dhe gjithçka që ai pa se do të ndodhte, do të ndaleshin. Kur u pyet se si ndihej pas vrasjes, ai tha se në fillim ndihej i lehtësuar por më pas e kuptoi gabimin e tij. Ai tha se vizionet nuk i kishte më, por këmbëngul se ka probleme të tjera shëndetësore, p.sh. qelizat e bardha të gjakut.

Media greke bën me dije se i riu shqiptar ishte sugjeruar që në kohën e ushtrisë që të vizitonte një psikolog, ndërsa në Shqipëri, kur kishte shkuar në një spital në Tiranë, mjeku e rekomandoi që të shkonte tek një specialist. Për këtë arsye, avokatët mbrojtës do të insistojnë në ekspertizën psikiatrike të klientit të tyre.

Ngjarja ndodhi disa muaj më parë, kur shqiptari ende i paidentifikuar, vrau fqinjin e tij me pretendimin se i kishte bërë magji dhe i kishte shkaktuar probleme shëndetësore.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi dimitris vrutsis arrestohet shqiptari ne greqi dimitris vrutsis

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2021, 21:26

TIRANË– Koço Buzo, 58-vjeçari që sot vrau pa mëshirë nënën e fëmijëve të tij ka treguar para togave të zeza se e kishte paralajmëruar t...