Aktualitet

Seanca gjyqësore për Kopshtin Botanik! Gjykata Administrative merr vendimin, do të mbetet në pronësi të FSHN

7 Maj 2021, 07:56 Nga DOSJA
Seanca gjyqësore për Kopshtin Botanik! Gjykata Administrative merr

TIRANË-Është zhvilluar ditën e sotme seanca lidhur me pronësinë e kopshtit Botanik që me anë të një VKM-je të ndërmarrë në vitin 2019, planifikohej t’i kalonte bashkisë.

Ditën e sotme është rrezuar për herë të dytë VKM 510. Vendimi përfundimtar u dha sot, ndërsa çështja ishte në gjykatë nga tetori i vitit 2019.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dërgoi në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e qeverisë për të kaluar Kopshtin Botanik nga pronë e Universiteti të Tiranës drejt Bashkisë Tiranë. Qeveria mori këtë vendim më 17 korrik 2019 dhe nuk u prit aspak mirë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kopeshti botanik kopeshti botanik

Sondazh

Poll