Aktualitet

“Nisi që kur isha 12 vjeçe”/ Tronditet Greqia! E rëndë në Korint, vajza shqiptare denoncon babanë për përdhunim, Pol

7 Maj 2021, 07:25 Nga DOSJA
“Nisi që kur isha 12 vjeçe”/ Tronditet Greqia! E

GREQI– Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, Greqinë, ku një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi akuzohet se përdhunonte të bijën e mitur prej 5 vitesh.

Ka qenë vajza e mitur 17-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj, ajo që ka denoncuar se i ati e ka përdhunuar prej moshës 12-vjeçare. Menjëherë sapo ajo e kallëzoi ngjarjen e rëndë, Policia është shfaqur në derën e shtëpisë së familjes shqiptare për të arrestuar 45-vjeçarin.

Ndërkohë vajza e mitur i është nënshtruar kontrollit mjekësor, me qëllim hetimin dhe vërtetimin e denoncimit të saj ndaj të atit. Nga ana tjetër,  jali më i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Familja me origjinë shqiptare është e përbërë prej 4 personash dhe jetonte në një fshat të Greqisë, i quajtur Assos Korinthias. Sipas mediave të huaja, babai i familjes ishte i papunë prej shumë kohësh, ndërkohë ka qenë nëna ajo që siguronte të ardhurat për shtëpinë.

Marrë nga hlektra.gr

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari perdhunon te bijen greqi shqiptari perdhunon te bijen

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Maj 2021, 21:26

TIRANË– Koço Buzo, 58-vjeçari që sot vrau pa mëshirë nënën e fëmijëve të tij ka treguar para togave të zeza se e kishte paralajmëruar t...