Sport

EUROPA LEAGUE/ Nuk ka finale angleze, Roma-Manchester prodhon gola pafund, Arsenal-Villarel barazim që i shkon për shtat spanj

6 Maj 2021, 21:10 Nga DOSJA
EUROPA LEAGUE/ Nuk ka finale angleze, Roma-Manchester prodhon gola pafund,

EUROPË– Europa League mëson dy skuadrat finaliste dhe ato janë Manchester United dhe Villareal. “Djajtë e Kuq” luajtën ndaj Romës, që zbarkuan në kryeqytet me rezultatin 6-2 të fituar në ndeshjen e parë. Skuadra e Romës fitoi me shifrat 3-2 por nuk mjaftoi që skuadra e Fonsecës të kalonte në raundin tjetër.

Ishte Manchester United që kaloi fillimisht në avantazh me anë të Cavanit. Ndërsa pjesa e dytë nisi vrullshëm për italianët, që në harkun kohor të 3 minutave realizojnë dy gola. Madje pa kaluar shumë kohë, De Gea bën heroin në dy raste të tjera, për të mos lejuar surprizën e hidhur. Megjithatë ishte përsëri Cavani ai që vret vrullin romak, teksa në minutën e 68 tund rrjetën përsëri. Roma shënon sërish në minutën e 83-të, por fitorja nuk mund t’i sjellë kualifikimin.

Barazimi 0-0 ndaj Villareal, nuk e lejoi skuadrën e Arsenal të kalonte në finale.Villareal për herë të parë në histori shkon në një finale të Europa League dhe trajneri Emery “hakmerret” ndaj ish-skuadrës së tij. Man United-Villareal do të jetë finalja e madhe e Europa League.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport europa league manchester united roma europa league manchester united roma

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 17:42

Barcelona nis bisedimet me Kun Agueron…

SPANJE – ‘Sky Sport’ raporton se Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët Sergio Aguero, i njohur edhe si Kun Aguro, për të arritur një marrëveshje të mun...

Sport 6 Maj 2021, 17:04

Ballkani nuk duron, shkarkon trajnerin Shkëmbi

KOSOVE – Pas humbjes tronditëse me rezultati 3-2 nga skuadra e Arbërisë brenda në shtëpi, në Therandë, drejtuesit e Ballkanit nuk mendojnë as dy here, por e shk...