Sport

Brdariç: “Vllaznia nuk ka çfarë të humbasë, është koha vetëm për të fituar”

6 Maj 2021, 10:11 Nga DOSJA
Brdariç: “Vllaznia nuk ka çfarë të humbasë,

SHKODER – Trajneri Thomas Brdariç e pret me shumë optimizëm takimin e nesërm ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”, me synim që Vllaznia të fitojë dhe t’i ushtrojë trysni skuadrave që ka më sipër në renditje. Ai në konferencën për shtyp theksoi, se gjëja më pozitive e këtij sezoni ishte se Vllaznia nuk kishte çfarë të humbiste, vetëm të fitonte, në të dy turnetë ku është në garë.

Gjendja e skuadrës? “Jemi shumë optimistë se jemi në formë, ne e dimë që nesër është një ndeshje ndryshe nga hera e kaluar. Por duhet të luajmë me pasion dhe jemi të kënaqur që do të shkojmë me pozitivet përballë Kukësit në Elbasan. E kemi analizuar ndeshjen, nuk është koha për t’u ankuar për çfarë ndodhi në të kaluarën. Mendoj se mund të bëjmë diçka ndryshe, por mënyra e lojës është thuajse e njëjta. Duhet të meritojmë fat në finalizimin dhe shpresoj që nesër të krijojmë mundësitë të shënojmë. Por duhet të bëjmë maksimumin në paraqitjen tonë që të fitojmë përballë Kukësit”.

Kundërshtari? “E njohim, kemi luajtur me Kukësin dhe kemi mësuar të luajmë ndaj tyre. Është një skuadër me shumë lojtarë të mirë dhe një trajner me shumë eksperiencë, ndaj nesër është një ndeshje serioze. Kukësi është një skuadër në mes të tabelës, mendoj se nuk do të shkojë për mbijetesë se kanë shumë forcë dhe aftësi. Nesër është një sfidë e mirë për ne, që të tregojmë të mirën. Duhet të luajmë fort dhe të shënojmë shpejt, por duhet të tregojmë që mund t’i mposhtim”.

Reagimi? “Ne flasim me lojtarët edhe me tone të ashpra, por çdo gjë mbetet në dhomat e zhveshjeve e asgjë nuk del jashtë. Kjo është forca e skuadrës. Duhet të pranojnë kritikat e duhet të mësojnë prej tyre. Kemi bërë shumë ndeshje të mira, kemi mësuar nga gabimet e humbjet. Më e rëndësishmja është që dua të shoh një reagim pasi ndodh gjithçka. Ne po punojmë që nga dita e parë e do ta bëjmë deri në fund dhe të gjithë duhet të dinë se ne duhet të punojmë për konceptet që i duhen profesionalizmit dhe Superiores se jo të gjithë e dinë se si është futbolli shqiptar”.

Objektivi? “E dimë se jemi afër e realisht punojmë shumë dhe e kuptojmë se këtë vit është e mundur gjithçka. Jemi shumë të motivuar, jemi një skuadër që do të fitojë, duhet të bëjmë shumë që të fitojmë, skuadra ime duhet të kënaqet punës që bën. Të gjithë duhet të kënaqen me këtë sezon për veten e klubin, mendoj se të gjithë duhet të marrim diçka nga ai. Mendoj se është një plus i madh fakti se nuk kemi çfarë të humbasin, kemi vetëm të fitojmë”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport elbasan arena ndeshja ndaj kukesit thomas brdaric. trajneri i vllaznise elbasan arena ndeshja ndaj kukesit thomas brdaric. trajneri i vllaznise

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 09:38

Sot përcaktohet finalja e Europa League

ITALI – Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League nga ku do të dalin skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij kompet...