Sport

“Tokio 2020”, një mbajtës i ‘Flakës Olimpike’ del me Covid-19!

6 Maj 2021, 09:47 Nga DOSJA
“Tokio 2020”, një mbajtës i ‘Flakës

JAPONI – Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë bërë me dije se është regjistruar rasti i parë i një të infektuari me Covid-19, mes personave që mbajnë pishtarin me ‘Flakën Olimpike’, ceremoni e cila ka nisur rrugëtimin e saj para një muaji.

“Bëhet fjalë për një burrë, rreth 30 vjeç”,- kanë deklaruar organizatorët, pa bërë me dije detaje të tjera në lidhje me rastin në fjalë, duke shtuar vetëm, se personi që ka dalë pozitiv ka mbajtur ‘Flakën Olimpike’ në ishullin e Shikoku.

Tradita e ‘Flakës Olimpike’ të marrë nga Greqia, ka më shumë se një muaj që ka nisur rrugëtimin e saj nëpër Japoni. Ndërkohë që, në disa prefektura (Kyodo dhe Okinawa), ajo nuk mund të kalojë, për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus në këto zona.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport flakën olimpike’ kyodo dhe okinawa tokio 2020 flakën olimpike’ kyodo dhe okinawa tokio 2020

Sondazh

Poll

Sport 6 Maj 2021, 09:38

Sot përcaktohet finalja e Europa League

ITALI – Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Europa League nga ku do të dalin skuadrat që do të diskutojnë trofeun e këtij kompet...