Del bilanci i 24 orëve në vend, shënohen 3 viktima dhe 91 raste të reja në Shqipëri
6 Maj 2021, 15:19Nga DOSJA
TIRANË– 3 viktima dhe 91 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Nga 2,818 testime, kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë, ndërsa janë shëruar 894 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,818 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (06 Maj 2021) Raste të reja ditore 91 Të shëruar në 24 orë 894 Të shtruar në spitale 111 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 2,818
Testime totale 649,632 Raste pozitive 131,510 Raste të shëruara 114,362 Raste Aktive 14,742 Humbje jete 2,406
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se vaksinimi është hapi i fundit i mbylljes së pandemisë, sidomos për gjyshërit dhe...
ELBASAN– Një aksident ka ndodhur këtë pasditë në qytetin e Elbasanit, ku një motor ka përplasur një person të moshuar. Mësohet se e moshuara, me emrin Zymrie Aq...
SHKODËR– Një 10-vjeçark a humbur jetën në mënyrë tragjike teksa mundohej të realizonte një video për “tik-tok”. Mësohet se i mitur me incialet N.Y p...
BALLSH– Gjykata e Fierit ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, duke liruar shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimi...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr sekuestron ndaj pajisjeve dhe serverave të redaksisë dhe gazetarë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ditën e sotme kreun e shtetit slloven, Barot Pahor.Pas takimit mes dy homologëve, Meta tha se ka zhvil...