Aktualitet

“Mos më thërrisni në emër”, Liljana Buzo fshihej në Tiranë prej kohësh, punonte si sanitare në një lokal dhe mundoh

6 Maj 2021, 14:06 Nga DOSJA
“Mos më thërrisni në emër”, Liljana Buzo fshihej

TIRANË– Liljana Buzo, 54-vjeçarja e cila u vra sot nga bashkëshorti i saj, ish-polici Koço Buzo, fshihej në Tiranë prej shumë kohësh para se të ndodhte krimi i rëndë. Mësohet se Buzo jetonte në Yzberisht dhe punonte si sanitare në një lokal në këtë zonë të kryeqytetit.

Nga frika e mos e gjente bashkëshorti me të cilin kishte nisur procedurat e divorcit, Buzo u kishte kërkuar njerëzve që e njihnin që mos ta thërrisnin asnjëherë në emër. “Mos më thërrisni në emër,”- mësohet se thoshte ajo, në mënyrë që Buzo të mos binte në gjurmët e saj.

Por, siç duket, pavarësisht arratisjes, nuk shpëtoi dot… Mesditën e sotme, Luljana Buzo u vra nga bashkëshorti i saj Koço Buzo, sapo doli nga Gjykata e Elbasanit, pasi mbaroi seancën e radhës për divorcin. Ai la të plagosur edhe dy persona të tjerë, mes tyre dhe avokatin Gëzim Tocila. Një nga dëshmitarët është raportuar se ishte edhe djali i çiftit.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne gjykate koço buzo luljana buzo burri vret gruan ne gjykate koço buzo luljana buzo

Sondazh

Poll