Aktualitet

U ekzekutua nga burri në derën e gjykatës, kjo është Liljana Buzo, gruaja që mori plumbat pas seancës për divorcin

6 Maj 2021, 13:17 Nga DOSJA
U ekzekutua nga burri në derën e gjykatës, kjo është

ELBASAN– Gruaja që shikoni në foto është Liljana Buzo, 54 vjeçarja e cila u vra sot nga bashkëshorti i saj, ish-efektivi Koço Buzo. Buzo doli jashtë Gjykatës së Elbasanit bashkë me të shoqin, pasi mbaruan seancën e radhës për divorcin e tyre.

Në këtë moment, Buzo ekzekutoi bashkëshorten 54-vjeçare në derë të gjykatës, ndërsa ka lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë, mes tyre dhe avokatin Gëzim Tocila. Një nga dëshmitarët është raportuar se ishte edhe djali i çiftit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë në afërsi të gjykatës së Elbasanit. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, njëri në këmbë e tjetri në dorë të dy jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koço buzo liljana buzo koço buzo liljana buzo

Sondazh

Poll