SPAK i bindet vendimit të Strasburgut, heq sekuestron për serverat e Lapsi.al, avokati: U rrezikua jeta e gazetarëve
6 Maj 2021, 13:24Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr sekuestron ndaj pajisjeve dhe serverave të redaksisë dhe gazetarëve të Lapsi.al. Vendimi është marrë sot, pas ankimit të Lapsi.al përmes avokatit Dorian Matlia dhe disa ditë pasi Gjykata e Strasburgut kërkoi të mos prekeshin serverat e Lapsi.al.
Para dyerve të SPAK, vetë Matlia e konfirmoi këtë gjë, ndërsa shtoi se nuk panë që të merrej në pyetje asnjë nga patronazhistët.
“Kjo është një çështje e freskët. Ky është një zhvillim i ri i gjykatës Evropiane dhe është marrë edhe nga apeli këtu. Deri tani nuk ka asnjë informacion apo pretendim nga ana e SPAK. Në fund të fundit, nuk rezulton që SPAK të ketë thërritur patronazhistët, të shkonte tek subjekti politik që dyshohet se ka pasur këtë databazëNuk ka demonstruar se marrja e kësaj prove ishte kaq e domosdoshme për tu marrë vetëm nga Lapsi.al. një organ duhet të kërkojë një provë që rrezikon jetën e gazetarit, vetëm në rastin kur nuk ka asnjë mundësi për ta marrë në forma të tjera. Nuk ihste ky rasti. Këtu nuk bëhej fjalë për të zbuluar vetëm një burim, bëhet fjalë për marrjen e të gjitha pajisjeve të tjera, telefona, kompjuter, etj. Kjo do të thotë që mund të zbulojnë secrete të tjera, hetimet që ata nuk i kanë publikuar ende, etj.”- tha Matlia.
Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?
Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania. Qeveria nga ana e saj nuk pranon të jetë vjedhje e të dhënave personale. Hetimet për databazën, që sugjeron një rrjedhje masive të të dhënave personale të qytetarëve nga institucionet shtetërore drej PS-së, janë fokusuar tek gjetja e burimit të gazetarëve dhe jo te skandali.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ditën e sotme kreun e shtetit slloven, Barot Pahor.Pas takimit mes dy homologëve, Meta tha se ka zhvil...
TIRANË– Dita e sotme shënon plot 2 vite nga ngjarja tragjike, ku dy efektivë të Forcave të Armatosura ndërruan jetë gjatë një stërvitjeje në bazën e ...
ELBASAN- Liljana Buzo dhe Koço Buzo ishin të martuar për mbi 26 vite me njëri-tjetrin përpara se raporti mes tyre të përfundonte në një tragjedi. Burime ...
QAFË-THANË- Disa qytetarë shqiptarë të cilët ishin nisur të udhëtonin drejt Maqedonisë së veriut përmes pikës kufitarë të Qafë-Tahnës, janë kthyer mbr...