Meta pret në Presidencë homologun slloven: Sllovenia mbetet avokate e fuqishme e integrimit europian të Shqipërisë!
6 Maj 2021, 13:21Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ditën e sotme kreun e shtetit slloven, Barot Pahor.
Pas takimit mes dy homologëve, Meta tha se ka zhvilluar një bisedë me Pahor, duke u shprehur se Sllovenia mbetet një avokate e integrimit europian të Shqipërisë.
“Bisedat tona janë fokusuar në progresin e mëtejshëm të dy vendeve tona mike. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme rajonale. Pahor konfirmoi se Sllovenia mbetet avokate e integrimit europian të Shqipërisë. Falënderoj thirrjet për zgjerimin e BE drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku është edhe vendi ynë.
E sigurova presidentin Pahor për mbështetjen tonë, për samitin e BRDO BRIONIT. Së bashku shprehëm mbështetjen, për mundësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ne ndamë mendimin se e ardhmja e jonë është vetëm BE. Dua të shpreh angazhimin tonë për të bërë punë sa më të mira për t’u integruar në BE”, u shpreh Meta.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Dita e sotme shënon plot 2 vite nga ngjarja tragjike, ku dy efektivë të Forcave të Armatosura ndërruan jetë gjatë një stërvitjeje në bazën e ...
ELBASAN- Liljana Buzo dhe Koço Buzo ishin të martuar për mbi 26 vite me njëri-tjetrin përpara se raporti mes tyre të përfundonte në një tragjedi. Burime ...
QAFË-THANË- Disa qytetarë shqiptarë të cilët ishin nisur të udhëtonin drejt Maqedonisë së veriut përmes pikës kufitarë të Qafë-Tahnës, janë kthyer mbr...
TIRANË– Një grua e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes së rënë në Elbasan ku burri vrau me armë bashkëshorten e tij për motive xhelozie, ka rrëfyer se gruaj...