SHOKUESE në Shkodër! 10-vjeçari vdes në mënyrë tragjike teksa realizonte një video për Tik-Tok, prindërit e gjejnë të
6 Maj 2021, 14:31Nga DOSJA
SHKODËR– Një 10-vjeçark a humbur jetën në mënyrë tragjike teksa mundohej të realizonte një video për “tik-tok”. Mësohet se i mitur me incialet N.Y por realizonte një sfidë për rrjetin social që tashmë është bërë mjaft popullor, ku duhet të dukej sikur po vriste veten.
Ai është varur në një litar për të realizuar videon, por diçka nuk ka shkuar siç duket dhe 10-vjeçarit i ka pushuar zemra.
Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 10-vjeçarin dhe menjëherë janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por fëmija kishte humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetimet paraprake është zbuluar edhe sfida që po bënte i mituri.
Ai kishte hipur në një stol dhe kishte litarin në qafë por stoli ka lëvizur dhe i mituri ka mbetur varur, duk mos patur mundësi të shpëtonte.
Burime nga shkolla “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi, ku i mituri bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BALLSH– Gjykata e Fierit ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, duke liruar shefin e sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimi...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hequr sekuestron ndaj pajisjeve dhe serverave të redaksisë dhe gazetarë...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë ditën e sotme kreun e shtetit slloven, Barot Pahor.Pas takimit mes dy homologëve, Meta tha se ka zhvil...
TIRANË– Dita e sotme shënon plot 2 vite nga ngjarja tragjike, ku dy efektivë të Forcave të Armatosura ndërruan jetë gjatë një stërvitjeje në bazën e ...