Aktualitet

Rihapja e gjyqit për Mediun, Zamira Durdaj: Motivi i jetës time, drejtësia për djalin 7-vjeçar!

6 Maj 2021, 12:18 Nga DOSJA
Rihapja e gjyqit për Mediun, Zamira Durdaj: Motivi i jetës time,

TIRANË– Familja e 7-vjeçarit Edison Durdaj ka reaguar lidhur me vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për rihapjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Zamira Durdaj, nëna e 7-vjeçarit tha se vendosjen e drejtësisë për të birin e ka kthyer në misionin e jetës së saj. 

“Jam njoftuar nga mediet shpresojmë të jetë një lajm i mirë dhe të mos zhgënjehemi siç ka ndodhur edhe më parë. Ky është motivi i jetës time, drejtësia për djalin tim të mitur. Ky ish-ministër nuk ishte gjykuar asnjëherë dhe duam të përgjigjet për atë që ka bërë. Kemi kërkuar rihapjen e këtij procesi sepse nga Gjykata e Lartë na u mbyll pa u gjykuar fare ish-ministrri i Mbrojtjes. Dhe dosja për 29 të pandehurit e tjerë u coptua rrugës dhe doli me vendime qesharake. Kurse për këtë ish-ministër nuk ka asnjë dënim. Se ishin të gjitha mjetet e ushtrisë atje,”-tha ajo në një intervistë për Report Tv.


Sot SPAK ka njoftuar se është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për ish-ministrin Mediun. Ky i fundit ka komentuar përfundimin e SPAK, duke shtuar se ka shumë pikëpyetje lidhur me veprimtarinë. Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të 2008 rreth orës 12:05 humbën jetën 26 persona, mes tyre dhe djali i familjes Durdaj, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edison durdaj fatmir mediu zamira durdaj edison durdaj fatmir mediu zamira durdaj

Sondazh

Poll