Aktualitet

Prindër të tri fëmijëve… si përfundoi në tragjedi martesa e çiftit në Elbasan, ish-polici ishte xheloz, i vuri thi

6 Maj 2021, 12:06 Nga DOSJA
Prindër të tri fëmijëve… si përfundoi në

ELBASAN- Liljana Buzo dhe Koço Buzo ishin të martuar për mbi 26 vite me njëri-tjetrin përpara se raporti mes tyre të përfundonte në një tragjedi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se çifti që sot u përfshi në një konflikt tragjik që i mori jetën Liljanës, ishin prindër të tri fëmijëve.

Martesa e tyre ishte kurorëzuar me lindjen dhe rritjen e një vajze 26-vjeçare dhe dy djemve, përkatësisht 20 dhe 18 vjeç. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se raporti mes tyre ishte krisur disa vite më parë, kur të dy kishin përfunduar në gjykatë dhe Liljana, 54 vjeçe kishte kërkuar të ndahej nga ish-polici 58-vjeçar për shkak të dhunës së vazhdueshme. Konflikti nuk u shua, përkundrazi.

Ata zhvilluan sot seancën e radhës gjyqësore që i afronte drejt divorcit, por përveç ofendimeve, Koço Buzo e kërcënoi të shoqen me një thikë. Ai i vuri thikën në fyt duke i kërcënuar se do e vriste. Disa minuta më pas, 58-vjeçari e qëlloi me armë zjarri tip kallashnikov dhe e la të vdekur. Paraprakisht mësohet se në trupin e Liljana Buzos kishte më shumë se 7 plumba.

Lajmi kryesor: Krim i rëndë! Burri vret gruan pranë gjykatës në Elbasan dhe plagos tri persona, ngjarja ndodhi pasi çifti doli nga gjykata, plumbat zunë policin dhe avokatin (EMRAT-MOTIVET)

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne gjykate koço buzo liljana buzo burri vret gruan ne gjykate koço buzo liljana buzo

Sondazh

Poll