Politike

Konferenca “Europa në një botë në ndryshim”! Nisin punimet në Itali, mes 150 pjesëmarrësve edhe Rama

6 Maj 2021, 10:31 Nga DOSJA
Konferenca “Europa në një botë në ndryshim”!

ITALI– “Europa në një botë në ndryshim” është tema e konferencës mbi Bashkimin Europian, një takim i lartë në nivel global që prej dhjetë viteve organizohet nga Instituti Europian i Studimeve, e që për dy ditë rresht , 6-7 maj 2021, do të zhvillojë punimet në Firenze të Italisë. Në këtë takim është i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama i cili mbërriti dje në Itali.

Kryeministri shqiptar do të jetë i ftuar në panelin mbi marrëdhëniet e Bashkimit Europian me rajonet fqinje, së bashku me europarlamentarin Davdie McAllister, me Marta Dassu, Drejtore e Cështjeve Europiane në Institutin Aspen, Ivan Vejvoda nga Instituti i Shkencave Humane e Profesoresha Meltem Muftuler-Bac nga Universiteti turk Sabanci.

Ndër 150 pjesëmarrësit e konferencës, janë të ftuar dhe Clement Beaune, Sekretari i Shtetit për Cështjet Europiane të Francës ; Kristalina Georgieva , Administratore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar; Ngozi Okonjo-Iëeala, Drejtor i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë; Christine Lagarde, Presidente, Banca Qëndrore Europiane; Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë; Ayşe Cihan Sultanoğlu, Sekretar i OKB; Frans Timmermans, Zëvendës President i Green Deal Europeo, Komisioni Europian; Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian;  XIE Zhenhua, Përfaqësues special i Kinës për ndryshimet klimatike.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama konferenca europa rama ne itali edi rama konferenca europa rama ne itali

Sondazh

Poll